Duke filluar nga 1 shkurti, Qendra Shëndetësore ABC do të ofrojë falas mundësinë e një panairi shëndeti pranë korporatave si mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin në vendin e punës.

Panairi përfshin një kontroll të përgjithshëm për punonjësit i cili përbëhet nga matja e tensionit të gjakut, pulsit, peshës dhe gjatësisë për të caktuar BMI, dhe matje të glukozës në gjak. Pas këtij testi fillestar, një Mjek Familje do të flasë rreth dietës, aktivitetit fizik dhe mjekësisë së familjes.

Qendra Shëndetësore ABC është gjithashtu e gatshme të ofrojë seminare edukativ në zyrat qëndrore të kompanisë së interesuar, për të gjitha çështjet e mbrojtjes së shëndetit, shmangien e aksidenteve dhe sigurinë në punë.

Këto mundësi i jepen Korporatave Shqipëtare për tu kujdesur për punonjësit e tyre si asetin më të çmuar, duke i ndihmuar ata për të përmirësuar shëndetin dhe produktivitetin në punë.

Për punonjësit, kujdesi për shëndetin personal mund të jetë i vështirë për shkak të ngarkesës në punë, përgjegjësive familjare dhe angazhimeve të tjera sociale. Përmirësimi i shëndetit mund të sjellë përfitime ekonomike duke ulur shpenzimet mjekësore për vizita, medikamente, apo procedura që trajtojnë sëmundje akute apo kronike.

Punëdhënësit që kanë punonjës më të shëndetshëm shpenzojnë më pak për benefitet shëndetësore, kompensimin e punonjësve, për zëvendësimin e tyre kur mungojnë dhe për rekrutimin dhe trajnimin e punonjësve të rinj. Për më tepër punonjësit e shëndetshëm janë më produktivë dhe inovativë në punën e tyre.

Qendra Shëndetësore ABC ofron shërbimin më të mirë mjekësor parësor në Shqipëri që nga 1994. Ekipi ynë ndërkombëtar i mjekëve, infermierëve dhe fizioterapistëve është i përkushtuar për të dhënë kujdes mjekësor bazuar në praktikën më të mirë perëndimore duke trajtuar pacientët me respekt, dinjitet dhe konfidencialitet.

Kompanitë e interesuara për të organizuar një nga këto evente janë të lutura të bëjnë një kërkesë për Qendrën Shëndetësore ABC të paktën një muaj para datës së caktuar. Nëse keni ndonjë pyetje ju lutemi të na kontaktoni!

healthcenter@abchealth.org

www.abchealth.org