Vizita në Shtëpi
Kujdesi për pacientët
Infermieret tona, të trajnuara sipas standardit perëndimor, bashkёpunojnё me personelin mjekёsor të ABC-së, pёr tё mbёshtetur pacientёt dhe familijarёt e tyre nё proçesin e pёrmirёsimit tё shёndetit.
Infermieret tona bëjnë vizita në shtëpi për t'u kujdesur për pacientë me nevoja të ndryshme shëndetësore.
Prioriteti ynё janё pacientët me probleme kronike, në fund të jetës, me levizshmёri tё kufizuar, pas daljes nga spitali, si edhe kujdesi pas lindjes.
Shërbimet
- Matjen e tensionit dhe nivelit tё sheqerit nё gjak
- Mjekimin e plagёve
- Parandalimin dhe trajtimin e dekubituseve
- Marrjen e analizave te gjakut
- Kateterizim urinar
- Klizma
- Kujdesin pёr sondë nazogastrike
- Kujdesin pas operacionit dhe heqjen e penjve (suturave)
- Vizita pas lindjes
- Kujdes paliativ për pacientë në fund të jetës
Ne gjithashtu japim këshilla për diabetin, tensionin e lartë, ushqyerjen e shëndetshme, planifikimin familjar, marrjen e medikamenteve, etj.

Kontakt: 069-60-16-201 (Hënë - Premte 8:30-17:00)
Edukim shëndetësor
Edukim për komunitetin
Infermieret tona në komunitet ofrojnë një sërë sesionesh edukuese rreth temash praktike shëndetësore për grupe dhe kategori të ndryshme të popullatës.
Ne bashkëpunojmë me ftesën e shkollave, organizatave, kishave, qendrave komunitare, për të punuar me grupe si gratë, nxënësit e shkollave, gratë shtatëzana, etj.
Temat që trajtohen
Infermieret në komunitet ofrojnë sesione edukimi në komunitet për tema të ndryshme:
- Hipertensioni
- Dieta dhe ushqyerja
- Duhanpirja, alkooli dhe drogat
- Kursi për shtatëzaninë
- Larja e duarve, larja e dhëmbëve
- Ndihma e shpejtë

Ndihma e parë dhe ringjallja zemër-mushkëri
Trajnimi
Ne ofrojmë trajnimin praktik të Ndihmës së parë dhe Ringjalljes zemër-mushkëri në Shqip dhe Anglisht. Këto trajnime përshtaten sipas situatave në vendin e punës apo ambiente të tjera.
Trajnimi përfshin “Masat parandaluese" ndaj transmetimit të infeksioneve, diskutim dhe praktikë sipas udhëzimeve më të fundit si dhe praktikë me një manekinë për CPR (Ringjallja zemër-mushkëri).
Temat:
- Mbytja me ushqim
- Të fiktit
- Djegiet
- Konvulsionet
- Hemoragjia nga hunda
- Kujdesi për plagët
- Thyerjet e kockave
- Dëmtimet e syrit
- Traumat e kokës dhe të qafës

Stafi Infermieror në Komunitet

Flutura Markaj
- Diplomuar në Universitetin “E Ҫabej’’ Gjirokastër, Dega Infermieri, 2005
- Ka experience pune mbi 10 vjet në shëndet parësor, maternitet, në shërbim shëndetësor dhe trajnime të grupmoshave të ndryshme.

Msc. Sajmira Adëraj
- Diplomuar në Universitetin Teknologjik ” I. Qemali” Vlorë; Dega Infermieri, në vitin 2001
- Master Shkencor në Fakultetin e Shëndetit Publik për Kërkime në Shkenca Infermierore, 2013.
- Ka eksperiencë në mësimdhënie me studentët e infermierisë.
- Ka eksperiencë pune në maternitet, pediatri, terapi intensive.

Alida Dimçe
- Infermiere në Komunitet
- Mbi 18 vite eksperiencë në punë
- Diplomuar si Infermiere nga "Fakulteti i Shkencave Mjekësore" Tiranë 1998
- Ka eksperiencë në Pediatri, Geriatri, kujdes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kujdes në komunitet