Kujdes për të gjithë familjen

Qendra Shëndetësore ABC ka ofruar shërbimet e saj në Shqipëri që prej vitit 1994 duke siguruar një kujdes shëndetësor parësor cilësor për ju dhe gjithë familjen tuaj.

Ne jemi të përkushtuar për të trajtuar çdo pacient me kompetencë, respekt dhe dinjitet. Ne e vlerësojmë marrëdhënien tonë me çdo pacient dhe jemi të përkushtuar për t’ju ndihmuar që të merrni vendimet më të mira në lidhje me shëndetin tuaj. Qendra jonë shëndetësore është një vend integriteti, ndershmërie dhe konfidencialiteti.

Si specialistë në mjekësi familje ne jemi të trajnuar në shumë fusha si sëmundje të brendshme, pediatri, obstetrikë-gjinekologji e mikrokirurgji dhe kemi aftësinë të diagnostikojmë dhe trajtojmë shumicën e problemeve mjekësore ambulatore (jashtë spitalore) akute e kronike.

Mjekësia e Familjes

Specialiteti ynë është mjekësia e familjes, një specialitet mjekësor që siguron kujdes shëndetësor të vazhdueshëm dhe tërësor për individin dhe familjen pavarësisht nga gjinia, mosha apo lloji i problemit shëndetësor.

Ky është një specialitet mjekësor shumë i zhvilluar në ShBA, Britani e Madhe, Kanada, etj., dhe është kontakti i parë i çdo personi me sistemin e kujdesit shëndetësor.

Si specialistë në mjekësi familje ne trajntojmë shumë fusha si: sëmundje të brendshme, pediatri, obstetrikë-gjinekologji e mikrokirurgji dhe kemi aftësinë të diagnostikojmë dhe trajtojmë shumicën e problemeve mjekësore ambulatore (jashtë spitalore) akute e kronike.

Ne jemi avokatët tuaj në lidhje me çështjet tuaja shëndetësore, përfshi përdorimin e duhur të specialistëve të tjerë dhe burimeve shëndetësore në komunitet.

Shërbimet tona:

Stafi ynë: