Janë të ftuar të gjithë mjekët e interesuar të regjistrohen në formën e caktuar mëposhtë.
Ky trajnim eshte organizuar me kerkesen e mjekeve te nje QSH shteterore te kujdesit primar bazuar ne nevojat e tyre per trajnime.
Perfshin 10 tema nga 3 ore dhe temat jane:
- Interpretimi i Gjak komplet, UA dhe analiza te tjera biokomike. Interpretimi ne kuader klinik.
- Perdorimi i antibiotikeve ne kujdes primar, parimet ne baze mekanizmi dhe flore bakteriale.
- Kujdesi ndaj plageve, Suturat- praktike qepje plagesh, profilaksia e tetanozit
- Ekzaminimi neurologjik dhe probleme te shpeshta neurologjike,
- Probleme te shpeshta te syve dhe ekzaminimi i syve, fundus occuli
- Dhimbja e kokes, vleresimi i pacientit me dhimbje koke, shkaqet dhe menaxhimi
- Lezionet kutane ne kujdes primar
- Ekzaminim gjuri, problemet me te shpeshta te gjunjeve dhe inj intra-artikulare
- Ekzaminimi psikiatrik, patologjite me te shpeshta psikiatrike ne primar
- Ekzaminimi i shpatulles dhe prob te shpeshta, inj intraartikulare
Ne fund te ketij trajnimi mjeket pritet te zoterojne njohuri dhe aftesi te mira ne keto ekzaminime praktike baze: neurologjik, ekzaminim i syve dhe fundus occuli, ekzaminim gjuri, shpatulle, ekzaminim psikiatrik, ekzaminim “Head to Toe”- i plote fizik si dhe qepje te plageve.
Kursi është në proces akreditimi nga QKEV me 33 kredite dhe kushton 20,000 lekë. Për tu regjistruar ju lutem plotësoni formën dhe kontaktoni ABC për të kryer pagesën.
Për më shumë lexoni Detaje për Kursin Problematika të Shpeshta në Kujdesin Primar dhe Programi i trajnimeve.