Mjekësia e familjes ofron një sërë shërbimesh mjekësore dhe parandaluese me qëllim që pacienti të gëzojë shëndet të plotë.

 

Mjekët e Familjes janë të përkushtuar për të trajtuar në tërësi personin duke patur një pamje të qartë të shëndetit gjatë gjithë jetës.

 

Kjo marrëdhënie e vazhdueshme midis pacientit dhe mjekut është guri i themelit të mjekësisë së familjes.

 

Si pjesë e specializimit të tyre, Mjekët e Familjes mund të trajtojnë probleme shëndetësore në këto fusha kryesore:

 

    • Pediatri

    • Obstetrikë dhe gjinekologji

    • Sëmundjet e brendshme

    • Sëmundjet e syrit, veshit, hundës dhe laringut

    • Kujdesi për të moshuarit

    • Shëndet parandalues

    • Këshillim psikiatrik

    • Sëmundjet e lëkurës

    • Urgjenca mjekësore dhe kirurgji minore

 

Ata gjithashtu mund të trajtojnë probleme neurologjike, ortopedike dhe urologjike.