A doni t’i përdorni aftësitë tuaja si infermier/e dhe të ndani besimin tuaj në një mënyrë të re?
Atëherë kemi punën që ju nevojitet!
Fondacioni Shëndetësor ABC po kërkon një infermier/e entuziast/e, të përkushtuar, për të punuar në komunitet si pjesë e departamtit të tij “Shëndet në Komunitet.” Ky departament ofron shërbim shëndetësor në shtëpi dhe edukim shëndetësor për komunitetin, studentë, personel dhe grupe të ndryshme profesionistësh (me bazë kryesisht në lagje të ndryshme të Tiranës por edhe në qytete të tjera).
Aplikantët duhet të jenë të diplomuar nga Fakulteti i Infermierisë dhe të liçensuar nga Urdhri i Infermiereve. Ata duhet të kenë dëshirë për t’u aftësuar në praktikat për shërbimin në komunitet, nën drejtimin e një prej infermierëve të ABC-së.
Përvoja e mëparshme e punës në kujdes shëndetësor parësor ose spitalor është përparësi, por jo domosdoshmëri sepse aplikanti i përzgjedhur do të kryejë një trajnim paraprak mbi aktivitetet aktuale të punës të “Shëndet në Komunitet” të Fondacioni Shëndetësor ABC.
Aplikantët duhet të jenë të përkushtuar për të mësuar dhe për t’i zhvilluar vazhdimisht aftësitë e tyre si infermierë. Ata duhet të jenë të krishterë dhe të kenë zemër për t’i shërbyer Perëndisë dhe njerëzve. Ky pozicion pune është pjesë e shërbimeve të Foundacionit Shëndetësor ABC në bashkëpunim me kishat ungjillore në Shqipëri. Prandaj aplikantët duhet të jenë pjesëmarrës të rregullt të një kishe si dhe të jenë të gatshëm/me për të ndarë besimin e tyre të krishterë.
Ky pozicion është me kohë të plotë dhe ka një pagë konkuruese.
Aplikantët duhet të dorezojnë paraprakisht CV-në e tyre, kopje të diplomës dhe liçencës, dhe dy letra rekomandimi (1 nga pastori/drejtuesi i kishës lokale dhe 1 nga punëdhënës i mëparshëm).
Dokumentat e mesiperme dorëzohen dorazi te Fondacioni Shëndetësor ABC
të hënë – të enjtë 9.00-18.00
dhe të premte – të shtunën 9:00- 13:00
ose me poste elektronike në healthcenter@abchealth.org
Data e fundit për dorezimin e aplikimeve: … shtator 2015
Aplikantët do të lajmërohen më pas për datën e intervistës.
Për më shumë informacion telefononi në:
04 223 4105
069 409 6078
ose dërgoni email në healthcenter@abchealth.org
I nxisim pastorët dhe drejtuesit e kishave t’ua transmetojnë këtë lajmërim për mundësi punësimi çdokujt që ata mendojnë se do të jetë një kandidat i/e mirë për këtë pozicion sipas përshkrimit të mësipërm.
