Fizioterapi tek ABC Health
A keni dhimjbe të shpinës, të qafës, apo dhimbje ndërsa ngjisni shkallët për në apartamentin tuaj?
A ke menduar se si mund të ndihmojë fizioterapia?
Ju mund të keni një çejkulibrim në mënyrën se si lëvizin nyjet kockore apo muskujt, dhe kjo mund të korrigjohet përmes ushtrimeve dhe fizioterapisë.
A njeh dikë që ka një fëmijë të vogël i cili nuk lëviz siç duhet, apo që ka probleme me zhvillimin?
Fizioterapia mund të ndihmojë vërtetë fëmijët e vegjël 0-3 vjeç dhe fëmijë të tjerë për të arritur potencialin e tyre të plotë. Fëmijët me Sindromën Down, apo probleme të tjera neurologjike mund të përfitojnë nga terapia fizike.
Kethi Skot është një fizioterapiste e trajnuar Amerikane, e cila ndjek pacientët tek Qendra Shëndetësore ABC të Hënën dhe të Mërkurën nga ora 9-5 pasdite.
Gjatë çdo seance ajo vlerëson pacientin për të parë se ku qëndron problemi kryesor. Kethi pastaj ushtron teknikat dhe ushtrimet e duhura për të korrigjuar problemin dhe për më tepër për të mësuar pacientin apo anëtarët e familjes që të bëjnë ushtrimet në shtëpi. Ajo gjithashtu do të japë ide se si të parandalohet problemi në të ardhmen.
Nuk keni përse të vazhdoni me dhimbje çdo ditë, telefono ABC për të lënë një takim për fiziterapi me Kethin.
