Depresioni
Çfarë është depresioni?
Në mjediset mjekësore spitalore, mjekët kur flasin për depresionin nënkuptojnë depresionin madhor. Një person që ka depresion madhor ka simptomat që janë listuar në pjesën Simptomat, pothuajse çdo ditë , gjithë ditën për 2 javë ose më shumë. Ka edhe një formë minore të depresionit që ka simptomat te moderuara. Të dy këto forma kanë të njëjtët shkaktare dhe trajtim.
Depresioni mund të prekë njerëz të të gjitha moshave dhe është me simptoma të ndryshme për çdo person. Një person që ka depresion nuk mund të kontrollojë ndjenjat e tij/saj. Nëse ti, fëmija yt apo i afërmi yt është në depresion, nuk është faji yt ose i tij/saj.
A është depresioni më i zakonshëm te femrat se te meshkujt?
Po. Femrat preken dy here më shumë se meshkujt nga depresioni. Arsyeja për këtë është e panjohur, por ndryshimet në nivelet hormonale të femrave mund të jetë e lidhur me depresionin.
Simptomat
Cilat janë simptomat e depresionit?
Simptomat e depresionit janë të ndryshme për çdo person. Ju mund të keni një apo disa simptoma të renditura më poshtë. Simptomat tuaja mund të jene vetëm emocionale ose vetëm fizike ose të dyja.
Simptomat emocionale
- Të qash lehtësisht ose pa arsye
- Të ndjerit në faj ose i/e pavlerë
- Të qenit i shqetësuar, irrituar dhe që mërziteni shpejt
- Të ndjerit i mërzitur, si i mpirë ose pa shpresë
- Humbet interesin ose kënaqësinë në gjërat që më parë të pëlqenin (përfshirë dhe seksin)
- Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes
Simptomat fizike
- Ndryshime të oreksit (të ngrënit më shumë se zakonisht ose më pak se zakonisht)
- Të ndjerit i/e lodhur gjatë gjithë kohës
- Të pasurit dhimbje të tjera që nuk bëhen më mirë me mjekim
- Të pasurit probleme me vëmendjen, kujtesën, përqendrimin dhe në marrjen e vendimeve
- Dhimbje koke, dhimbje mesi, ose probleme me tretjen
- Të fjeturit shumë gjumë ose pagjumesi
- Shtim ose ulje në peshë e paqëllimshme
Simptomat e depresionit mund të jenë të ndryshme për fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit.
Shkaqet & Faktorët e Riskut
Depresioni mund të shkaktohet nga një dis-balance e lëndëve kimike në tru. Ndonjëherë nuk ka mjaftueshëm mesazherë kimik (të quajtura neurotransmetues) në tru. Shembujt e neurotransmetuesve që prekin humorin tuaj janë serotonina , norepinefrina dhe dopamina. Një dis-balance kimike në tru mund të shkaktohet nga një ose disa shkaqe:
- Gjenet tuaja. Ndonjëherë depresioni është i trashëgueshëm. Nëse keni ndonjë prind ose të afërm që ka depresion, ju mund të jeni më shumë në risk që të keni depresion.
- Një problem shëndetësor. Problemet me tiroiden, mungesat ushqimore, ose sëmundjet kronike si p.sh. sëmundje zemre, diabet, ose kancer mund të shkaktojë depresion.
- Ngjarjet në jetën tuaj. Depresioni mund të nxitet nga ngjarje stresuese në jetën tuaj, si p.sh. vdekja e personit të dashur, një divorc, sëmundje kronike ose humbja e punës.
- Ilaçet, drogat ose alkooli. Marrja e ilaçeve te caktuara, abuzimi me droga ose alkool, ose të pasurit të sëmundjeve të tjera.
Depresioni nuk shkaktohet nga dobësi personale, përtesë, ose nga mungesa e vullnetit.
A mundet lindja e një fëmije të shkaktojë depresion te nënat?
Në ditët pas lindjes së fëmijës, është e zakonshme për disa nëna të kenë luhatje të humorit. Ato mund të kenë pak depresion, kanë vështirësi përqendrimi, humbasin oreksin, ose mund të vene re që nuk flenë shumë mirë edhe pasi beben e ka zënë gjumi. Kjo quhet depresion postpartum (pas lindjes) dhe largohet pas rreth 10 ditësh pasi nena ka lindur. Tek disa femra simtomat mund të jene më të rënda ose që mund të zgjasin më shumë.
Diagnoza & Testet
Si mund të dije doktori nëse unë ndjehem i/e depresuar?
Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj për simptomat tuaja. Mos prisni që mjeku juaj do të jetë në gjendje të gjeje se ju jeni e depresuar thjesht duke ju parë. Ju mund të ndjeheni në siklet, ose mund të jetë e vështirë për ju të imagjinoni se trajtimi do të bëjë që ju të ndiheni më mirë. Por mos prisni për të folur me mjekun tuaj. Sa më shpejt që ju të kërkoni trajtimin, më shpejt depresioni do të largohet.
Si diagnostikohet depresioni?
Sapo ti thoni mjekut tuaj se si ndiheni, ai ose ajo mund t’ju bëjë disa pyetje rreth simptomave tuaja, për shëndetin tuaj, dhe për historinë shëndetësore familjare. Mjeku juaj mund të kryejë edhe një ekzaminim fizik, dhe të realizojë disa teste. Është e rëndësishme ti thoni mjekut tuaj për çdo lloj mjekimi që jeni duke marrë.
Arsyet pse duhet të marrë ndihmë për depresionin
- Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm ndihmon që depresioni të mos bëhet më keq ose që të mos zgjasë për një kohë të gjatë.
- Diagnostikimi dhe trajtimi mund t’ju ndihmojë juve të ktheheni në veten tuaj “normale” dhe të shijoni jetën.
- Pasi të diagnostikoheni trajtimi mund të ndihmojë të parandalojë rikthimin e depresionit.
- Mendimet e vetëvrasjes janë të zakonshme në njerëzit me depresion. Risku për vetëvrasje është më i lartë nëse nuk merrni ndihmë për depresionin tuaj. Kur depresioni të trajtohet në mënyrë të suksesshme, mendimet për vetëvrasje do të largohen.
Trajtimi
Si trajtohet depresioni?
Depresioni mund të trajtohet me ilaçe , me këshillim, ose me të dyja. Një dietë e mirë , ushtrime fizike të rregullta, dhe largimi i alkoolit, drogave dhe sasive te larta të kafeinës gjithashtu mund të ndihmojnë.
A është e nevojshme shtrimi në spital?
Depresioni zakonisht mund të trajtohet me vizita te mjeku juaj jashtë spitalit. Trajtimi në spital mund të jetë i nevojshëm nëse keni probleme të tjera shëndetësore që mund të ndikojnë trajtimin tuaj ose nëse jeni në risk të lartë për vetëvrasje.
Sa do të zgjasë depresioni?
Kjo varet se sa shpejt do të merrni ndihmë. I lënë pa trajtuar depresioni mund të zgjasë për disa javë, muaj ose vite. Rreziku kryesor kur nuk merrni trajtim është vetëvrasja. Trajtimi mund të ndihmoje që depresioni të largohet në 8-12 javë ose më pak.
Çfarë ilaçesh përdoren për të trajtuar depresionin?
Mjekimet qe trajtojnë depresionin quhet antidepresantë. Ato ndihmojnë në rritjen e mesazherëve kimik (serotonin, norepinephrine, dopamine) në trurin tuaj.
Antidepresantët punojnë ndryshe në njerëz të ndryshëm. Ato gjithashtu kanë efekte anësore të ndryshme. P.sh. Nëse një mjekim ju shqetëson ose nuk funksionon për ju , një tjetër mund të funksionojë. Ju mund të vini re përmirësim rreth 1 javë pasi ju filloni të merrni mjekimin. Por mbase nuk do të shikoni të gjithë efektin për rreth 8-12 javë. Ju mund të keni efekte anësore të mjekimit por ato kanë tendencë të zvogëlohen pas disa javësh. Mos ndaloni së marri mjekimin pa u takuar më parë me mjekun tuaj.
Si ndihmon këshillimi?
Për depresion të lehtë në të moderuar, këshillimi është një opsion i mirë trajtimi. Për depresion madhor dhe për disa persona me depresion minor, këshillimi mund të mos jetë i mjaftueshëm. Një kombinim i mjekimit me këshillimin është zakonisht mënyra më efektive e trajtimit të depresionit të rëndë. Nëse vazhdojmë kombinimin e trajtimit për të paktën një vit, ka më pak gjasa që depresioni të rikthehet.
Në psikoterapi (psychotherapy), ju flisni më një terapist të trajnuar ose këshillues rreth gjërave që janë duke ndodhur në jetën tuaj. Fokusi mund të jetë në mendimet dhe besimet tuaja, mbi gjërat që kanë ndodhur në të shkuarën tuaj, ose mbi marrëdhëniet tuaja. Ose fokusi mund të jetë mbi sjelljen tuaj, se si po ju prek juve, dhe se çfarë mund të bëni ndryshe. Psikoterapia zakonisht zgjat për një kohë të kufizuar , 8-20 vizita.
Këshilla për kalimin e depresionit
Të Bëjmë:
- Qetësoje veten.
- Përfshihu në aktivitete që të bëjnë të ndihesh mirë ose që ndihesh sikur keni arritur diçka.
- Shmang drogat dhe alkoolin. Të dyja e bëjnë depresionin më keq. Të dyja mund të shkaktojnë efekte anësore të rrezikshme me mjekimet antidepresant.
- Ushtrime fizike sa më shpesh që të ndiheni më mirë. Aktiviteti fizik duket se shkakton një reaksion kimik në trup që mund të përmirësojë humorin tuaj. Ushtrimet 4 deri 6 herë në javë për të paktën 30 min. çdo herë është një qëllim i mirë. Por edhe aktivitet fizik i vogël është gjithashtu ndihmues.
- Ushqehuni me vakte dhe ushqime të shëndetshme.
- Flini gjume mjaftueshëm.
- Merrni mjekimin tuaj dhe/ose shkoni në këshillim aq shpesh sa mjeku juaj ju rekomandon. Mjekimi juaj nuk do të funksionojë nëse e merrni njëherë me nderprerje.
- Vendosni qëllime të vogla për veten tuaj, sepse ju mund të keni më pak energji.
- Inkurajoni veten.
- Merrni as më shumë informacion që të mundeni për depresionin dhe si ta trajtoni.
- Telefononi mjekun tuaj menjëherë nëse filloni të mendoni për vetëvrasje.
Të MOS Bëjmë:
- Mos e izoloni veten. Qëndroni në kontakt me njerëzit e dashur dhe miqtë, këshilluesin e besimit tuaj, dhe mjekun tuaj të familjes.
- Mos besoni mendime negative që mund të keni, si p.sh. të fajësuarit e vetes ose pritshmëria se do të dështoni. Kjo mënyrë e të menduarit është pjesë e depresionit. Këto mendime do të largohen kur depresioni të largohet.
- Mos fajësoni veten për depresionin tuaj. Ju nuk e shkaktuat atë.
- Mos merrni vendime të mëdha të jetës (p.sh. për ndarjen apo divorcin). Ju mund të mos mendoni qartësisht kur jeni të depresuar, kështu që vendimet që merrni në këtë kohë mund të mos jenë më të mirat për ty. Nëse do t’ju duhet të merrni një vendim të madh, pyesni dikë që ju besoni për t’ju ndihmuar.
- Mos prisni të kryeni gjithçka si më përpara. Vendosni një plan real.
- Mos u dekurajoni. Do të duhet kohë për depresionin tuaj të largohet plotësisht. Kini durim me veten tuaj.
Komplikimet
Vetëvrasja
Njerëzit që kanë depresion ndonjëherë mendojnë rreth vetëvrasjes. Kjo mënyrë e të menduarit është një pjesë e zakonshme e depresionit Nëse keni mendime të lëndoni veten tuaj, i thoni dikujt. Duhet të lajmëroni mjekun tuaj, miqtë tuaj, familjen tuaj.
Merrni ndihmë menjëherë. Ka persona që mund t’ju ndihmojnë dhe depresioni mund të trajtohet në mënyrë të suksesshme.
Autori
Ervis Davidhi – Mjek i përgjithshëm. Praktikant pranë Qendrës Shëndetësore ABC
Referencat
http://familydoctor.org/familydoctor/en/diseases-conditions/depression.html