Progami i Internshipit Mjekësor
Aplikimet për Internshipit Mjekësor janë Hapur
Që nga viti 2002, qendra shëndetësore ABC ofron një program internshipi që zgjat 1 deri në 2 vjet dhe aplikohet për një student i cili diplomohet nga Fakulteti I Mjekësisë.
Programi I internshipit fokusohet ne bazat e kujdesit parësor si dhe vlerat etike e morale të mjekësisë.
Doktorët e rinj, gjatë trajnimit shohin pacientët teksa janë nën trajtimin e mjekëve të familjes specialistë të ABC, ata gjithashtu do marrin pjesë tek sesionet me mësime çdo javë, gjithashtu do marrin pjesë në programet e ofruara nga skuadra komunitetit të shëndetit dhe do jenë pjesë e aktiviteteve trajnuese të ofruara nga Qendra Shëndetësore ABC.
Apliko në linkun mëposhtë deri në 15 Shkurt 2018


Trajnim për studentët e Mjekësisë
Që prej vitit 2003, Fondacioni Shëndetësor ABC ofron një program të veçantë trajnimi për studentë mjekësie të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës të vitit 3, 4, 5 dhe 6.
Këto sesione zhvillohen çdo javë dhe kanë karakter praktk, janë interaktive dhe përqëndrohen në konceptet dhe praktikën e kujdesit parësor dhe përqasjen e kujdesit ndaj pacientit.
Gjithashtu ofrohet edhe mundësi që studentët të kalojnë kohë në Qendrën Shëndetësore ABC për të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë modelin e mjekësisë së familjes në kujdes parësor.
Qëllimet e këtij programi janë:
- Të prezantojë studentët e mjekësisë me konceptin dhe modelin e kujdesit parësor dhe të nxisë ata për të ndjekur një karrierë profesionale në kujdes parësor.
- Të ofrojë mundësi që studentët të mësojnë aftësitë bazë për diagnozën dhe menaxhimin e disa prej rasteve më të zakonshme klinike në kujdes parësor.
- Të frymëzojë dhe pajisë studentët për të ofruar një kujdes shëndetësor për personin në tërësi dhe për të integruar vlerat morale në ushtrimin e mjekësisë.