Programi

Nga data 9 deri në 30 Maj 2016, Qëndra Shëndetësore ABC ofron trajnimin “Aftësitë bazë në Infermieristikë” për infermierët në qytetin e Elbasanit.

Programi praktik i përbërë nga 8 tema mbi aftësitë bazë për cdo infermier, mbështetur në studimet dhe evidencat më të fundit në shkencat mjekësore përsëritet për herë të tretë pas shumë kërkesave të infermierëve nga rrethet.

Temat e trajnimeve :

  • Ndihma e parë
  • Ringjallja zemër- mushkëri
  • Proçedurat sterile
  • Kateteri venoz
  • Kateteri urinar
  • Bazat për mjekimin e plagëve
  • Parandalimi dhe trajtimi i ulcerave dekubituese
  • Oksigjeno-terapia, Aerozolo-terapia dhe Saturimi i O2

Ky është një trajnim i akredituar nga QKEV me 16 kredite për secilin nga pjesëmarrësit.

Vendet janë të limituara dhe afati i fundit për regjistrimin është data 1 Maj 2016.

 

Kriteret e pjesëmarrjes:

  • Të kenë mbaruar së afërmi fakultetin, ose të jenë në master.
  • Të jenë të liçensuar nga UISH nëse duan të përfitojnë kreditet.

Pagesa

Pagesa është 8000 lekë dhe mund të kryhet pranë Fondacionit Shëndetësor ABC Rruga Qemal Stafa 260 Tiranë - përballë me Shkollën e Kuqe. Për studentët të cilët nuk i përfitojnë kreditet pagesa është 4000 lekë. Gjithashtu ju mund të drejtoheni pranë bankës Intesa Sanpaolo Bank me detajet e mëposhtme:

Emri i përfituesit: ABC Health Foundation
Numri i llogarisë: 1006531801
Përshkrimi - Regjistrim Emër Mbiemër

Ju lutem kryeni të paktën 50% të shumës në mënyrë që të regjistroheni për kursin. Pas kryerjes së pagesës ju lutem dërgoni mandatin të skanuar ose me email tek office@abchealth.org ose kontaktoni në telefon 04 2234 105.

Oraret dhe vendndodhja:

Trajnimet zgjasin 4 orë dhe përfshijnë 2 tema secili, dhe do të zhvillohen 1 herë në javë, ditën e hënë nga ora 9 deri në 13:00.

Datat e kursit janë 9, 16, 23 dhe 30 Maj.

Vendndodhja: Qendra Biblike Elbasan

Lagja Haxhias, prane Universitetit A.Xhuvani.
Elbasan